Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu Wauëilermoos i Lucernit me kusht.

Ai ishte dënuar më parë për kundërvajtje dhe nuk përbën kërcënim për publikun. Është e paqartë se ku është fshehur shqiptari nga Kosova, ndërkohë që policia e ka shpallur në kërkim.

Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch i arratisucri mund të jetë larguar nga Zvicra.

Policia  e thotë se shqiptari nuk e ka pasur të vështirë të arratiset. Ai ka përfituar nga disa orë pushim nga burgu gjatë drekës të martën e kaluar dhe ka ikur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“I burgosuri nuk u vu re kurrë për sjellje të dhunshme gjatë qëndrimit të tij në Wauwilermoos dhe gjithmonë kthehej nga pushimet e tij në orën e caktuar”, thotë Daniel Graf, zëdhënës i shtypit për Departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Lucernit (JSD), për Zentralplus, citon gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Për këtë arsye opinioni nuk u informua për arratisjen. Graf vazhdoi: “Vetëm të burgosurit që nuk përbëjnë rrezik për publikun pranohen në sistemin e hapur të burgjeve. Kjo i bën më të lehtë hapat e mëtejshëm të integrimit me qëllim shkarkimin”.