Vendet europiane kanë forcuar alarmin e sigurisë nga sulmet terroriste pasi shënjestra e radhës u bë Vjena.

 

Të shtënat me breshëri armësh nga gjashtë drejtime të ndryshme në afërsi të një sinagoge, lanë të vdekur katër persona dhe 17 të tjerë të plagosur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mes viktimave raportohen edhe dy të rinj me origjinë shqiptare, Nexhip Vrenezi nga Struga dhe Kujtim Fejzullahu nga Tetova i cili mendohet se është edhe një prej autorëve të sulmit barbar.  20 vjecari Fejzullahu raportohet se ka qene I denuar me 22 muaj burg pak kohe me pare, pasi u gjet fajtor ne tentative per tiu bashkuar grupit ISIS ne Siri.

 

Mirepo duke qene minoren kur u denua ai u lirua ne dhjetor te vitit te kaluar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të paktën 1,000 oficerë janë vendosur në kërkimin e sulmuesve të mundshëm dhe është ende e paqartë se sa prej tyre ishin të përfshirë në sulm.

 

Ministri i Brendshëm Karl Nehammer deklaroi se të gjitha të dhënat flasin për një sulm terrorist.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KARL NEHAMMER MINISTER I BRENDSHEM I AUSTRISE

“Nuk përjashtojmë që ka edhe atentatorë të tjerë. Hetimet vazhdojnë me intensitet. 1000 policë janë të përfshirë në aksion. Atentatori, të cilin policia arriti ta eliminojë ishte simpatizant i “Shtetit Islamik”. Ai ka qenë i armatosur me kallashnikov dhe një rrip me lëndë eksplozive fallco, që me sa duket donte të përhapte panik. Situatën e vështirë mund ta përballojmë së bashku, nëse sillemi të disiplinuar dhe t’i japim mundësi policisë të ndjekë autorët”.

 

Kancelaria gjermane, Angela Merkel e ka dënuar ashpër sulmin, po ashtu edhe presidenti Donald Trump, homologu francez Emmanuel Macron si dhe të tjerë personalitete në politikën ndërkombëtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";