Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se pasi ka rrahur, ka lidhur partneren e tij në shtrat më qëllim që mos e lejonte të dilte nga shtëpia.

Sipas medieve italiane, shqiptari i kishte marrë edhe çelësat e shtëpisë por e reja arriti që të zgjidhte litarin dhe u ul nga dritarja e banesës në katin e ndërmjetëm. Në rrugë kërkoi ndihmë nga kalimtarët të cilët e shoqëruan në polici.

Vitin e fundit, shqiptari kishte dhunuar edhe herë të tjera partneren e tij për shkak të xhelozizë. Gjatë kontrollit në shtëpi, karabinierët gjetën litarin me të cilin e kishte lidhur gruan.

Pas hetimeve, ai u arrestua për abuzim familjar dhe rrëmbim./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";