Pasditen e së hënës, policia italiane arrestoi në flagrancë një shtetas shqiptar. Ky i fundit kishte një urdhër dëbimi nga shteti italian, të cilin nuk e zbatoi.

Arrestimi i tij u bë gjatë një kotnrolli rutinë.

Nga hetimet e kryera më pas, rezultoi se shtetasi shqiptar, 24 vjeç, ishte emër i njohur për policinë për krime të lidhura me lëndët narkotike.

Më tej, policia konstatoi se të riut, i cili ishte i paligjshëm në territorin kombëtar, së fundi i ishte lëshuar një dekret dëbimi, si rezultat i të cilit nuk do të mund të kthehej në Itali për 5 vite.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi kanë përfunduar të gjitha hetimet, operatorët kanë vijuar arrestimin në flagrancë të 24-vjeçarit, duke e akuzuar atë për shkelje të ndalimit të rihyrjes në Itali, krim i parashikuar nga Ligji i Konsoliduar i Emigracionit./vizionplus.tv