Një shtetas amerikan është gjetur i vdekur në një qendër të emigrimit në rajonin Krasnodar në Rusi, raportoi gazeta ruse Kommersant më 4 dhjetor.

 

Ernest Harry Mitchel, 56 vjeç, ishte urdhëruar të mbahej në këtë qendër, pasi një gjykatë ruse vendosi se ai i kishte shkelur rregullat sepse kishte sigurim të pavlefshëm mjekësor dhe “para të gatshme të padeklaruara” kur kishte tentuar të futej në rajonin e ndarë të Gjeorgjisë, Abkhazia, nga Rusia, sipas Kommersant, shkruan REL.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykata e gjobiti Michellin me 32 dollarë dhe e urdhëroi dëbimin e tij.

 

Michelli nuk e kishte pasur ndër mend të ankohej ndaj vendimit të gjykatës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kommersant raportoi se trupi i tij u gjet në godinën e qendrës dhe se, sipas një raporti fillestar “vetëvrasja ishte shkaktari i vdekjes së tij”.