Izrael-Maskat dhe vaksinat anti-Covid nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur një shpërthim të madh që ndodhi në korrik 2021 në një spital në Izrael. Kjo tregohet nga një studim i botuar në “Eurosurveillance”, revista evropiane mbi mbikëqyrjen, epidemiologjinë, parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive.

Ajo që ndodhi në Qendrën Mjekësore ‘Meir’ është emblematike: një pacient i moshuar në dializë, nuk u testua për Covid pas pranimit, por më pas rezultoi pozitiv, infektoi 41 persona të tjerë, përfshirë pacientët, stafin e spitalit (të cilët mbanin maskën) dhe anëtarët e familjes. Rreth 39 nga të infektuarit (96%) ishin vaksinuar plotësisht, të gjithë për më shumë se pesë muaj.

Kjo nuk do të thotë që vaksinat nuk funksionojnë sepse, siç shpjegon analiza, ishin pacientët e moshuar, të shtruar në spital dhe me sëmundje të mëparshme, ata që vuajtën më shumë, ndërsa mjekët dhe infermierët më të rinj mbetën kryesisht asimptomatikë.

Për këtë arsye, doza e tretë e vaksinës kundër Covid mund të jetë e dobishme për të mbrojtur më mirë pacientët më të brishtë, por, në të njëjtën kohë, veçanërisht në mjediset më të rrezikuara, menaxhimi i ajrit me ventilim efikas mekanik të detyruar, duhet të vlerësohet më mirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe madje edhe maskat duhet të mbahen gjithmonë siç duhet, edhe midis pacientëve të shtruar në të njëjtën dhomë. Kështu, kurrë nuk duhet ulur vigjilenca, sepse virusi është i fshehtë dhe përhapet lehtë përmes aerosoleve.

Qendra Mjekësore ‘Meir’, ka 780 shtretër dhe shumica e dhomave mund të strehojnë 3-4 pacientë. Nga marsi 2020, pacientët u inkurajuan të mbanin maskën kirurgjikale dhe, megjithëse indikacioni nuk u ndoq gjithmonë me korrektësi, pajisjet mbrojtëse personale u përdorën nga të dyja palët gjatë ekzaminimeve mjekësore. Në repartet Covid, personeli i kujdesit shëndetësor mbante gjithmonë maska ​​N-95, mbrojtëse pecikllazi, vesje mjekësore, doreza dhe mbulesë flokësh.

Studimi shpjegon në detaje se si u krye hetimi epidemiologjik për të identifikuar rastin e indeksit dhe njerëzit e tjerë që u infektuan, pasi një punonjës shëndetësor rezultoi pozitiv. Rasti i indeksit ishte një pacient 70-vjeçar i vaksinuar plotësisht me hemodializë, i pranuar në mes të korrikut me ethe dhe kollë së bashku me tre pacientë të tjerë në të njëjtën dhomë.

Burri nuk u testua për Covid, sepse simptomat e tij u ngatërruan për një infeksion të mundshëm të gjakut. Katër ditë pas pranimit, pasi u transferua disa herë në njësinë e dializës për t’iu nënshtruar procedurës, pacienti u diagnostikua me Covid.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Menjëherë pas kësaj, tre shokët e tij të dhomës, gjithashtu rezultuan pozitivë dhe të gjithë u transferuan në repartin Covid.

Hetimi epidemiologjik i kontakteve të pacientit të indeksit, gjeti 27 raste të tjera pozitive: 16 pacientë, përfshirë rastin e indeksit, nëntë punonjës shëndetësorë dhe dy anëtarë të familjes.

Të gjithë rastet e diagnostikuara, u transferuan në repartin Covid, i cili në atë kohë në të vërtetë funksiononte si repart i përzier, pasi kishte pak pacientë me Covid dhe si pasojë punonjësit e kujdesit shëndetësor punonin me mbrojtje të plotë nga Covid vetëm në mënyrë rigoroze në zonën e rrezikut të infektimit.

Rasti i indeksit u ndoq në trajtim nga një punonjës shëndetësor, i cili ishte shëruar nga Covid një vit më parë (korrik 2020) dhe më pas ishte vaksinuar me një dozë të vetme siç kërkohej nga udhëzimet izraelite. Ky punonjës shëndetësor gjithashtu ndoqi repartin që mendohej të ishte “pa Covid”, ku megjithatë, dy nga tre pacientë zhvilluan simptoma dhe rezultuan pozitivë për Sars-CoV-2.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetimi epidemiologjik i këtij reparti identifikoi gjithsej 19 raste Covid: 10 punonjës shëndetësorë (përfshirë atë që u zhvendos nga reparti dhe e barti virusin në një zonë tjetër të spitalit), tetë pacientë dhe një anëtar i familjes. Rreth 238 nga 248 persona të ekspozuar ndaj virusit ishin vaksinuar. (Prandaj 96% ishin të vaksinuar).

Një analizë filogjenetike u krye tek pacientët dhe katër raste kishin një sekuencë të ndryshme gjenetike, prandaj një shpërthim i vetëm u njoh që përbëhej nga 42 raste: 38 të vaksinuar plotësisht me dozë të dyfishtë Pfizer, një me dozë të vetme pas shërimit nga Covid dhe tre të pavaksinuar.

Mosha mesatare e pacientëve me Covid ishte 55 vjeç: 23 pacientë, 16 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe tre anëtarë të familjes. Mesatarisht, kanë kaluar 5 deri në 6 muaj nga përfundimi i ciklit të vaksinimit deri në infeksion.

Të gjithë punonjësit e shëndetit mbetën asimptomatikë ose me sëmundje të butë. Midis pacientëve, mosha mesatare 77 vjeç, tetë u sëmurën rëndë, pesë ishin në gjendje kritike dhe midis këtyre të fundit, pesë vdiqën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numri i pacientëve ishte shumë më i madh se punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të gjithë kishin sëmundje shoqëruese (tetë të imunokompromentuara).

Shkalla e transmetueshmërisë në mesin e pacientëve të ekspozuar ndaj virusit, tejkaloi 23%, në mesin e personelit shëndetësor, 10%me një normë totale shumë të lartë vaksinimi: 96.2%.

Studimi raporton se disa transmetime ka shumë të ngjarë të ndodhin midis dy punonjësve të shëndetësisë që mbanin rregullisht maskën e fytyrës (njëri prej të cilëve kishte përdorur veshje të plota mbrojtëse).

“Megjithëse popullata e ekspozuar ndaj virusit ishte shumë e vaksinuar, infeksioni u përhap shumë shpejt, – shkruajnë autorët, – dhe shumë raste u bënë simptomatike brenda dy ditëve nga ekspozimi, me ngarkesë të lartë virale”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Meqenëse tani duket se është konfirmuar që vaksina është më pak efektive kundër infeksionit “Delta” dhe imuniteti zvogëlohet me kalimin e kohës, është e mundur që në të njëjtën kohë, përzierja midis vaksinave dhe maskave mund të jetë e mjaftueshme për t’u mbrojtur kundër sëmundjes Covid.

Sidoqoftë, në rastin e spitalit izraelit, të gjitha transmetimet midis pacientëve dhe stafit, ndodhën midis individëve me maska dhe të vaksinuar.

“Ne nuk mund të përjashtojmë që masat mbrojtëse nuk ishin mbajtur në mënyrë optimale, megjithatë, transmetueshmëria në verën e vitit 2021, ndryshon nga përvojat tona në 18 muajt e mëparshëm”, – nënvizojnë autorët që përfundojnë: “Të dhënat nga Izraeli sinjalizojnë se arsyeja e rritjes së rasteve të Covid-19 në verë, mund t’i atribuohen uljes së imunitetit dhe një dozë e tretë e vaksinës, 5 muaj pas dozës së dytë, mund të rezultojë në një përmbysje veçanërisht te individët me faktorë rreziku për Covid serioz”.

Në të vërtetë, të dhënat izraelite tregojnë se doza e tretë e vaksinës funksionon dhe efektiviteti i vaksins “Pfizer” është rritur në 95%. Vaksina ende duket se siguron mbrojtje (infeksion asimptomatik) për individët paprobleme shëndetësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Atëherë çfarë mund të bëhet për të përmirësuar sigurinë e mjediseve me rrezik të lartë siç janë spitalet?  Një studim paraprak i përshkruar nga një artikull në revistën “Nature”, tregon efikasitetin e filtrave HEPA në mjedisin e vërtetë.

Në një spital britanik në Kembrixh, pajisjet portative të filtrimit dhe sterilizimit të ajrit, u instaluan në një repart Covid dhe në njësinë e kujdesit intensiv: për dy javë ata qëndruan ndezur dhe për dy të tjerë mbetën jashtë.

Studiuesit mblodhën mostra ajri në dy departamentet: në repartin e përgjithshëm, grimcat Sars-CoV-2 u gjetën kur filtri ishte i fikur, por jo kur ishte ndezur.

Çuditërisht, ekipi nuk gjeti shumë grimca infektive në ICU, edhe me filtrin e fikur. Autorët e shpjegojnë fenomenin, me faktin se mund të ketë një replikim më të ngadalshëm viral në fazat e mëvonshme të sëmundjes: për këtë arsye, masat për të eliminuar virusin nga ajri, mund të jenë më të dobishme në reparte sesa në kujdesin intensiv.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për më tepër, filtrat nuk mbrohen vetëm kundër Sars CoV-2. Në fakt, kur filtrat ishin fikur, ajri në të dy departamentet përmbante sasi të zbulueshme të patogjenëve të tjerë që shkaktojnë infeksione në spitale, si ‘Staphylococcus aureus’, ‘Escherichia coli’ dhe ‘Streptococcus pyogenes’, dhe filtrat i larguan ato në masë të madhe.(“Si”)