Ajo hyri në historinë e vendit, duke qenë gruaja e parë që intervistoi një funksionar të lartë taleban pas pushtimit të Kabulit, por tani Beheshta Arghand, gazetare e rrjetit televiziv “ToloNews”, është larguar nga Afganistani.

CNN ka publikuar mesazhin e saj para largimit nga vendi:  “Unë u largova sepse, si miliona njerëz, kam frikë”. Lajmi i intervistës së saj, më 17 gusht, kishte bërë xhiron e botës, edhe pse televizioni i parë në vend kishte shfaaur një grua në ekranin e tij.

Intervista u transmetua drejtpërdrejt në kanal dhe bëri bujë pasi gazetarja ishte e vetmja grua afgane që intervistoi një nga luftëtarët talebanë.

Dhe dy ditë më vonë, Arghand kishte bërë një tjetër “scoop”, duke intervistuar Malala Yousafzai, aktiviste pakistaneze dhe laureate e çmimit Nobel, e cila i mbijetoi një tentative vrasjeje në vitin 2012 nga talebanët pakistanezë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arghand u pezullua menjëherë nga puna. Ajo vendosi të ikte nga Afganistani, duke përmendur rreziqet me të cilat përballen gazetarët dhe e gjithë popullata: “Unë u largova nga vendi sepse kam frikë nga talebanët”.

Nga ana e tij, pronari i “ToloNeës”, Saad Mohseni, komentoi se rasti i Arghand është emblematik i situatës në Afganistan: “Pothuajse të gjithë gazetaret dhe gazetarët tanë të njohur janë larguar”, – tha Mohseni për CNN.

“Ne po punojmë si të çmendur për t’i zëvendësuar ata me njerëz të rinj”. Thuhet se gazetarja 24-vjeçare fluturoi në Katar të martën me anëtarët e tjerë të familjes së saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";