Një autokolonë misterioze prej katër automjetesh shihet teksa kalon mbi lumin e ngrirë Ob në mesnatën e 16 shkurtit. Ajo përbëhet nga dy makina patrullimi, një sedan gri dhe një minibus UAZ me dy vija të dallueshme të gjelbra anash që tregojnë se i përket FSIN, Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë.

Siç shihet dhe nga video autokolona lëviz me ngadalë në të vetmen rrugë që lidh Labitnangi (qyteti më i afërt me burgun, ku Alexei Navalny po vuante dënimin) me Salekhard, në veri të Siberisë, i cili ndodhet rreth 50 km larg burgut.

Referuar po të njëjtave media thuhet se kjo autokolonë mbante trupin e pajetë të Alexei Navalnyt, i cili ende nuk i është dorëzuar familjes së tij, pas më shumë se tre ditë nga vdekja e tij.

Vendndodhja e saktë e trupit të Navalny dhe gjendja e tij kanë qenë objekt spekulimesh gjatë 24 orëve të fundit. Ndonëse familja e 47-vjeçarit ka kërkuar vazhdimisht që t’i dorëzohet trupi i tij i pajetë, ata janë përballur me refuzime të vazhdueshme nga autoritetet, të cilët në këtë mënyrë po përpiqen të “mbulojnë gjurmët” sipas bashkëpunëtorëve të Navalny.

Në informacionet e fundit të nxjerra në dritë nga Novaya Gazeta Europe  thuhet se trupi i Alexei Navalny ndodhet në Spitalin Rajonal Salekhard dhe se deri ditën e shtunë, trupit të Navalnyt nuk i ishte bërë  autopsia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, një dëshmitare e cila punon në shërbimin e urgjencës tha për Novaya Gazeta Europe, se në trupin e Navalnyt kishte parë shenja blu si dhe një mavijosje në gjoksin e tij, dëshmi kjo e cila tregon përpjekjet e stafit të burgut për ta ringjallur./vizionplus.tv