Një dokumentar i publikuar nga BBC në maj të këtij viti, tregon rreth jetës së presidentit rus Vladimir Putin, se si ai u bë agjent i fshehtë i KGB dhe si u njoh me bashkëshorten e tij Lyudmila.

Në dokumentar thuhet se trajneri i tij i xhudos e nxori nga jeta e rrugës dhe ai u bë një luftëtar i apasionuar. Ata që merrnin të rinjtë për t’u bërë pjesë e KGB vëzhgonin ata që merreshin me këto lloj sportesh në Bashkimin Sovjetik.

Nuk ishte sekret që Putin ëndërronte të bëhej agjent sekret. Ai ëndërronte të bëhej si Stierlitz, i cili konsiderohet si versioni rus i James Bond. Ai ishte një film shumë i rëndësishëm për Putin. Ai ishte 21 vjeç kur doli “Seventeen Moments of Spring” dhe u bashkua me shërbimet e fshehta pikërisht dy vite më vonë, në moshën 23-vjeçare.

Për një agjent ishte e rëndësishme të kishte një martesë të lumtur. Kur u njoh me gruan e tij Lyudmila, ai nuk i tha kurrë asaj se ishte agjent i fshehtë dhe se punonte për KGB. Putin i tha asaj se punonte për policinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai testoi karakterin e saj duke i dërguar miqtë e tij për ta ftuar në takim. Por ajo i refuzoi të gjithë duke thënë se kishte një të dashur, Vladimirin. Kjo i mjaftoi atij për ta kuptuar se ajo e pëlqente vërtetë duke vendosur të martohet me të.