Qyteti australian i Sidneit ka dalë këtë të hënë nga një bllokim i rreptë i vendosur në qershor për të përmbajtur shpërthimet e variantit Delta. Pas gati katër muajsh, vendasit mund gëzojnë një sërë lirish të reja.

Njerëzit zunë radhë për baret dhe dyqanet që u hapën në mesnatën e së hënës posaçërisht për këtë rast. Shumë të tjerë kanë shijuar ribashkimet dhe vizitat e parashikuara në shtëpitë e të afërmve dhe miqve.

Rregullat Covid kishin ndaluar vizitat në familje dhe udhëtimin përtej një zone 5 km, duke ndarë shumë familje. Por shumica e kufizimeve tani janë lehtësuar për njerëzit plotësisht të vaksinuar.

Njerëzit tani mund të ndajnë ushqimet së bashku në kafenetë dhe restorantet e rihapura, dhe të shkojnë në palestra, biblioteka dhe pishina. Radhë të gjata u panë për berberët dhe sallonet e thonjve të hënën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më shumë kufizime do të lehtësohen kur 80% e personave mbi 16 vjeç të vaksinohen plotësisht. Aktualisht, mbi 90% kanë marrë dozën e parë.