Rreth 71 persona janë arrestuar nga Siria gjatë një operacioni kundër Shtetit Islamik i njohur ndryshe si ISIS.

Autoritetet kanë kryer 61 bastisje, ku janë sekuestruar armë dhe eksplozivë.

Ministria e Brendshme e Sirisë bën me dije se shumë nga të ndaluarit ishin kriminelë të shpallur në kërkim, dhe forcat policore morën prova që i lidhnin ata me aktivitete terroriste.

Në një deklaratë, autoritetet bënë me dije se operacioni ishte pjesë e “përpjekjeve të vazhdueshme kombëtare për të luftuar terrorizmin dhe për t’u përballur me komplotet që synojnë sigurinë e vendit dhe qytetarët”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bastisjet vijnë ndërsa presidenti sirian Ahmed al Sharaa udhëton për në Uashington për një takim me Donald Trumpin, ku ai do të bashkohet me një koalicion kundër ISIS-it.

Ndërkohë, SHBA-të po përgatiten të krijojnë një prani ushtarake në Damask për të mundësuar një pakt sigurie që po ndërmjetësohet midis Sirisë dhe Izraelit./vizionplus.tv