Linjat ajrore Air France dhe Transavia po rifillojnë fluturimet e tyre për në Bejrut, të cilat ishin pezulluar që nga 29 korriku për shkak të situatës së pasigurt gjeopolitike në rajon, njoftoi një përfaqësues i kompanive.
“Në këtë fazë, dhe në varësi të zhvillimit të situatës, kompania planifikon të rifillojë lidhjen mes Paris-Charles de Gaulle dhe Bejrutit nga 15 gushti 2024”, tha Air France në një deklaratë.
“Vendimi ka të bëjë edhe me Transavia France”, sqaroi përfaqësuesi.
Linjat ajrore i rikthehen fluturimeve pas pezullimeve që lidheshin me sigurinë, referuar situatës së tensionuar mes Iranit dhe Izraelit./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";