Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se është e shokuar dhe shumë e shqetësuar nga pamjet e një videoje ku në makinat e saj në Izrael shfaqen dy persona duke kryer marrëdhënie seksuale. Një video shfaqet një grua me një fustan të kuq sipër një burri në sediljen e pasme të një 4×4 të bardhë me simbolet e OKB, duke bërë seks.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se video u filmua në një rrugë kryesore nga bregdeti i Tel Aviv.

“Besohet se ata janë anëtarë të stafit të një organizate paqeruajtëse në Izrael”, tha OKB.

Ndërkohë Stéphane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, António Guterres, e përshkroi sjelljen e parë në videon e 18 sekondave si “të neveritshme”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo lloj sjellje shkon kundër gjithçkaje për të cilën ne jemi duke punuar për të arritur në drejtim të luftimit të sjelljeve të gabuara nga stafi i OKB“, tha Z.Dujarric ditën e djeshme.