Një sërë shtetesh europiane kanë tërhequr nga tregu akulloret me përmbajtje kancerogjene. Autoritetet e Kontrollit Ushqimor në Francë, Belgjikë, Serbi, Qipro e Maltë kanë ndaluar përdorimin e akulloreve të prodhuar nga kompani si Snickers, Mars, Smarties, M&M’s, dhe Nestlé për shkak të pranisë së lëndës toksike së oksidit të etilenit.

Oksidi i etilenit është nje pesticid i përdorur në bujqësi për të luftuar kërpudhat dhe bakteret. Edhe pse në Europë substanca është e ndaluar, në vende si India përdoret gjerësisht.

Toksikologu belg Jan Tytgat sqaron se në sasi të vogla, oksidi i etilenit nuk është i dëmshëm në mënyrë të drejtpërdrejt.

“Ata që hanë produktet me përbërje të kontaminuar për ditë me radhë, kanë një rrezik të shtuar për kancer në veshja ose mëlçi”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rreth 40 produkte janë hequr nga raftet belge, ku përveç akulloreve përfshihen djathë i grirë, piper i zi dhe shafran. Fillimisht, problemi me oksidin e etilenit u shpërfaq vitin e kaluar, pasi Agjencia Federale për Sigurinë e Ushqimeve ne Belgjike kontrolloi një ngarkesë me fara susami nga India. Ajo zbuloi një nivel të oksidit të etilenit mbi normën e lejuar prej 0.05 miligram për kile.

Skandali u përhap me shpejtësi rreth BE, duke rezultuar në tërheqjen e një sërë produktesh, ndër të cilat edhe fruta, perime, drithëra, kafe, kakao, çajëra, produkte të bulmetit dhe paketime me ushqime të gatshme.

Rasti ka alarmuar autoritetet e BE, të cilët kanë zhvilluar një sërë takimesh për të diskutuar mbi masat e pritshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";