Autoritetet në Slloveni kanë arrestuar ministrin e Ekonomisë Zdravko Pocivalsek, në kuadër të një hetimi për parregullsi në blerjen e mjeteve mbrojtëse gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ministri i ekonomisë, që sipas mediave sllovene dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit në operacionet e blerjeve të materialeve mjekësore dhe shëndetësore, ka mohuar akuzat dhe është lënë i lirë pas kontrollit që iu bë banesës dhe zyrës së tij.

Kryeministri konservator Janez Jansa ndërhyri në mbrojtje të ministrit të brendshëm duke e cilësuar ngjarjen si një operacion të motivuar politikisht, dhe të mbështetur nga opozita për të destabilizuar situatën duke vënë në vështirësi qeverinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu raportohet se në lidhje me këtë çështje, ministri i Brendshëm slloven Ales Hojs ka dhënë dorëheqjen.

Ndërsa, kreu i policisë ka dorëzuar mandatin e tij në shenjë proteste kundër ndërhyrjes së forcave speciale të policisë në këtë çështje.