Nga data 27 shtator, Azerbajxhani dhe Armenia vijojnë luftën për të rajonin e vetëshpallur të pavarur, Nagorni-Karabak. Përpjekjet diplomatike dhe thirrjet e ndërkombëtarëve për t’i dhënë fund konfliktit duket se nuk kanë patur asnjë rezutlat.

 

Numri i viktimave i ka kaluar 200, mes tyre edhe civilë. Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan deklaroi se kombi i tij po përballej me një kërcënim historik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne po përballemi ndoshta me momentin më vendimtar në historinë tonë mijëravjeçare dhe të gjithë duhet t’i përkushtohemi një qëllimi të vetëm: Fitores”.

 

Të premten, Armenia iu përgjigj pozitivisht thirrjes nga “Grupi i Minskut” për armëpushim por presidenti i Azerbajxhanit kërkoi tërheqjen e të gjitha forcave armene nga Nagorni-Karabak si e vetmja mënyrë për ti dhënë fund luftimeve.Azerbajxhani dhe Turqia në mënyrë të përsëritur kanë mohuar përfshirjen e forcave turke në luftime, si dhe pohimet nga Armenia, Rusia dhe Franca se rebelët Sirianë po luftojnë në anën Azeriane.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

S’ndalet lufta në Nagorni Karabak/ Kryeministri i Armenisë: Po përballemi me kërcënim historik shkruan Vizion Plus.