Policia në Spanjë po shqyrton një lidhje të mundshme midis dy letrave-bomba dërguar ambasadorit ukrainas në Madrid dhe një kompanie armësh që prodhon raketahedhës që i janë dhuruar Kievit, konfirmoi policia në një deklaratë të mërkurën.

Në incidentin e parë, një oficer i ambasadës së Ukrainës në Madrid u lëndua kur hapi një letër-bombë drejtuar ambasadorit. Kievi urdhëroi rritjen e masave të sigurisë në të gjitha përfaqësitë jashtë vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Letra, e cila mbërriti me postë të rregullt dhe nuk u skanua, i shkaktoi “një plagë shumë të vogël” në gisht kur oficeri e hapi atë në oborrin e ambasadës, tha Mercedes Gonzalez, një zyrtare e qeverisë spanjolle, për televizionin Telemadrid.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasadori Serhii Pohoreltsev i tha faqes ukrainase të lajmeve European Pravda se paketa e dyshimtë drejtuar atij i ishte dorëzuar komandantit të ambasadës, një anëtar i personelit ukrainas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Paketa përmbante një kuti, e cila ngjalli dyshime tek komandanti i cili vendosi ta nxirrte jashtë – pa njerëz përreth – dhe ta hapte,” citohet të ketë thënë ambasadori Pohoreltsev.

“Pasi hapi kutinë dhe dëgjoi një klikim, ai e hodhi dhe më pas dëgjoi shpërthimin. Pavarësisht se nuk e kishte në dote kutinë në momentin e shpërthimit, komandantit iu lënduan duart dhe pësoi një tronditje.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Orë më vonë, një kompani armësh në Zaragoza, në verilindje të Spanjës, mori një paketë të ngjashme, konfirmoi policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përfaqësuesja e qeverisë në Zaragoza, Rosa Serrano, tha në një intervistë me stacionin SER se dy zarfet dukej se kishin të njëjtin dërgues, pasi e njëjta adresë e-mail ishte shkruar në anën e pasme të të dyve. Zonja Serrano tha se pakot vinin nga Ukraina dhe kjo e alarmoi kompaninë e armëve, e cila thirri policinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kompania e armëve është Instalaza, prodhuesi i raketës C90 që Spanja i dhuron Ukrainës.

Pas incidentit të parë, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba urdhëroi të gjitha ambasadat e Kievit jashtë vendit që “urgjentisht” të forcojnë sigurinë dhe i kërkoi Spanjës të hetojë sulmin, tha një zëdhënës i ministrisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria ukrainase nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me incidentin e dytë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasadori Pohoreltsev i tha TVE-së më vonë se ai po punonte si zakonisht në ambasadë “i pa frikësuar”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne kemi udhëzime nga ministria në Ukrainë që duke pasur parasysh situatën të jemi të përgatitur për çdo lloj incidenti, çdo lloj aktiviteti rus jashtë vendit,” tha ai.

Gjykata e Lartë e Spanjës ka hapur një hetim për sulmin si një rast i mundshëm terrorizmi, tha një burim gjyqësor.