Spartak Ngjela ka komentuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Sipas avokatit, “të dy palët kanë pasur faje”, dhe se sipas mendimit të tij godina duhet të shndërrohej në muze, por “nuk vlente si muze”.

Për sa i përket artistëve që kanë protestuar, sipas tij gabimi i tyre ka qenë “mungesa e unitetit”, ku një pjesë e mirë e botës së artit nuk e ka përkrahur protestën sepse “vuanin për një sallë”.

Sipas tij padyshim do të ketë një pasojë ligjore për shembjen, por tani komuniteti artistik duhet të përqendrohet te një tjetër fazë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ata duhet të jenë bashkë dhe t’i bëjnë presion shtetit në mënyrë që të ndërtojë një teatër të shtrenjtë, me të gjitha komoditetet”, tha ai per A2.