Edhe këtë mëngjes Gaza u zgjua nga bombardimet  izraelite. Tanket vijuan përparimin e tyre në spitalin Al-Shifa , në zemër të qytetit. Si pasojë e sulmeve intensive  infrastruktura në zonë është shkatërruar plotësisht.

 

60% e qendrës spitalore ndodhet jashtë funksionit për shkak të mungesës së karburantit, ndërsa pacientët janë lënë në mëshirë të fatit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mediat bëjnë me dije se të paktën 50 civile janë vrarë në  Rripin e Gazës, ndërsa  dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ushtria nuk ka kursyer as bluzat e bardha.

 

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës ka shpërndarë një video tronditëse në rrjete  sociale që tregon momentet kur mjekët dhe ambulancat u vunë nën bombardime në spitalin Al-Awda në veri të Gazës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sulmet nuk janë ndalur as në Bregun Perëndimor ku 60 palestineze janë arrestuar nga forcat izraelite.

 

Në këto kushte Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi  rezolutën e parë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rezoluta bën thirrje për “pauza urgjente dhe të zgjatura humanitare” në Gaza. Në votim vetëm  Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia abstenuan. Ambasadori izraelit në OKB deklaroi se rezoluta e miratuar nga Këshilli i Sigurimit që kërkon ndalimin e luftimeve në Gaza nuk ka asnjë kuptim, duke e quajtur atë të shkëputur nga realiteti.