Presidenti i Turqisë Erdogan ka pranuar të mbështesë ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n. Lajmi është bërë i ditur nga shefi i aleancës, Jens Stoltenberg, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Kjo kthesë e qëndrimit të Erdogan vjen pas shumë negociatash nga NATO, pasi Turqia ishte i vetmi vend që kishte “paralizuar” rrugëtimin e Suedisë drejt aleancës.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
NATO kishte synuar të pranonte Suedinë në aleancë përpara 11 korrikut, kur fillon samiti i saj madhor në Vilnius, por Turqia bllokoi pranimin e Suedisë për shkak të mosmarrëveshjeve të gjata midis dy vendeve.