NATO nuk do të bëhet pjesë e konfliktit Ukrainë-Rusi. Qëndrimet u mbajtën në Berlin nga sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg si edhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

 

Numri një i Aleancës së Atlantikut Verior tha gjithsesi se dyert e NATO- s janë të hapur për anëtarësimin e Ukrainës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në Vilnius ne nuk diskutuam një ftesë zyrtare për Ukrainën. Ka konsultime të vazhdueshme për këtë dhe nuk dua t’i paraprij”. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke iu përgjigjur një pyetjeje në konferencën për shtyp në kancelari në margjinat e një takimi dypalësh me Olaf Scholz. “Anëtarët e Aleancës janë tashmë shumë dakord që dyert e NATO-s janë të hapura.” Stoltenberg më pas specifikoi se “2% e akorduar për mbrojtjen nuk është kufiri, është minimumi”. Dhe ai shtoi: “Ne jetojmë në një botë të rrezikshme”. Scholz tha se në vitin 2024 Republika Federale do të arrijë 2%.