Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbërriti në Korenë e Jugut të dielën, ndalesa e parë e një udhëtimi që përfshin edhe Japoninë dhe ka për qëllim forcimin e lidhjeve me aleatët e SHBA-së, përballë luftës në Ukrainë dhe konkurrencës në rritje me Kinën.

 

 

Në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, Stoltenberg takoi Ministrin e Jashtëm Park Jin dhe pritej të takohej me Presidentin Yoon Suk-yeol dhe Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Lee Jong-Sup.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

NATO është e shqetësuar për provat “e papërgjegjshme” me raketa dhe programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, ndërsa lufta në Ukrainë pati pasoja për Azinë, i tha zoti Stoltenberg ministrit Park në fillim të takimit, duke përmendur dyshimin se Koreja e Veriut po ofron mbështetje ushtarake për përpjekjet ruse të luftës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Të dy zyrtarët përmendën “vlerat e përbashkëta” midis vendeve të NATO-s dhe Koresë së Jugut.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duke pasur parasysh sfidat e sotme të pashembullta globale, ne besojmë se solidariteti midis vendeve që ndajnë vlerat e lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit është më i rëndësishëm se kurrë,” tha zoti Park.

 

 

Sekretari i përgjithshëm ka planifikuar të hënën takime në Tokio me kryeministrin Fumio Kishida dhe zyrtarë të tjerë japonezë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

NATO do të mbetet e fokusuar në Evropë dhe Amerikën e Veriut, por vendet anëtare të saj preken nga sfidat e sigurisë në mbarë botën, tha zoti Stoltenberg për agjencinë e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap në një intervistë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Ne duhet të përballemi me këto kërcënime dhe sfida globale, përfshirë sfidat që vijnë nga Kina, dhe një nga mënyrat për ta bërë këtë është, sigurisht, të punojmë më ngushtë me partnerët në rajon,” tha ai.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si Pheniani edhe Moska kanë mohuar që Koreja e Veriut t’i ketë dërguar armë Rusisë për luftën në Ukrainë.