Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se nuk është vonë që Ukraina të fitojë luftën kundër Rusisë, me kusht që Perëndimi të mbajë premtimin dhe t’i dërgojë më shumë armë.

“Në muajt e fundit, aleatët e NATO-s nuk kanë ofruar mbështetjen që kanë premtuar”, tha Stoltenberg në një fjalim në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për lidhjet transatlantike në Berlin.

“Por nuk është tepër vonë që Ukraina të fitojë, sepse një mbështetje më e fortë është në rrugë e sipër. Tani është përgjegjësia jonë që t’i kthejmë angazhimet në shpërndarjen aktuale të armëve dhe municioneve dhe ta bëjmë atë shpejt”, shtoi ai.

Të premten e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje NATO-s që të dorëzojë armë sa më shpejt të jetë e mundur në Ukrainë, e cila nuk mund të presë më për shkak të presionit rus. Aleatët premtuan të rrisin mbështetjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Stoltenberg mirëpriti faktin që Kongresi Amerikan miratoi një plan të madh për ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën prej më shumë se 60 miliardë dollarësh, si dhe premtimet e vendeve të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Holandën. /vizionplus.tv