Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ka prova që Rusia po përdor municione të ndaluara për pushtimin e Ukrainës. Në një konferencë gjatë fjalimit të tij në Samitin e ministrave të Jashtëm në Bruksel, Stoltenberg u tha gazetarëve se NATO ka parë se Rusia po përdor municione të ndaluara (cluster bombs), që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Ne kemi parë përdorimin e bombave thërrmuese dhe kemi parë raporte për përdorimin e llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Veprimet e pamatura rreth termocentralit bërthamor mbrëmë vetëm nxjerrin në pah rreziqet e kësaj lufte. Lufta është e rrezikshme dhe operacionet ushtarake pranë centralit bërthamor vetëm sa shtojnë rrezikun”, u shpreh kreu i NATO-s.

Stoltenberg e ka pranuar se Rusia ka mundësi të rrisë sulmet në Ukrainë, dhe se ditët në vijim “mund të jenë më të këqija”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";