Shqipëria kryesoi takimin e formatit “Arria” të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku me ftesë nga Tirana zyrtare, edhe Kosova përmes Presidentes Vjosa Osmani mbajti fjalë në tryezën më të lartë vendimmarrëse në botë.

 

Përfaqësuesi i Shqipërisë, Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, e vuri theksin te dënimi i dhunës  seksuale,  një krim lufte që mbetet një sfidë thelbësore e sigurisë globale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

IGLI HASANI

MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME

 

“Dhuna seksuale vazhdon të përdoret si një taktikë lufte dhe terrori. Mosndëshkimi përjetëson kulturën e dhunës dhe minon përpjekjet për ta çrrënjosur atë. Duhet të dëgjohet zëri i mbi 20 mijë grave dhe vajzave të dhunuara gjatë konfliktit në Kosovë. Viktimave dhe të mbijetuarve nuk duhet t’u mohohet drejtësia. Duhet të ndërmarrim hapa konkretë për parandalimin e dhunës. Të sigurohet mbrojtja e individëve, ndëshkimi i autorëve dhe dëmshpërblimi i viktimave”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ndërkohë, Presidentja Vjosa Osmani foli për eksperiencën e Kosovës lidhur me këto raste duke vënë në dukje rëndësinë e llogaridhënies.

 

VJOSA OSMANI

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

PRESIDENT E KOSOVËS

 

“Autorët e këtyre krimeve nuk njohin kufij. Ata nuk ndalen para asgjëje. Ata shkatërrojnë jetën. Ata nuk duan të shkatërrojnë vetëm kombe apo vende. Ata duan të shkatërrojnë besimin tonë në njerëzimin. Ata duan të dehumanizojnë njerëzit”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesëmarrës në takim ishin edhe përfaqësuese nga Bosnje dhe Hercegovina apo Ukraina, të cilët sollën eksperiencat e tyre të dhimbshme, por njëherësh edhe përvojat për ndërtimin e modeleve në mbrojtje të viktimave të dhunës.