Sipas një studimi britanik, edhe të vaksinuarit janë të rrezikuar nga “Covid i zgjatur”, veçanërisht personat mbi 60 vjeç.

Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit, të cilët publikuan studimin në medRxiv, sipas Reuters, analizuan të dhënat e 10,024 të vaksinuarve dhe 9,479 të pavaksinuarve.

Sipas studiuesve, veçanërisht për personat mbi 60 vjeç, “vaksinimi  nuk duket se mbron nga simptoma të ndryshme të “Covidit të  zgjatur” si aritmia e zemrës, dhimbje kyçesh, diabeti i tipit 2, sëmundje të mëlçisë, çrregullime të gjumit, të humorit dhe ankthit, etj.

Studiuesit arritën në përfundimin se “personat  që u infektuan me koronavirus pavarësisht se ishin vaksinuar, zhvilluan simptoma më të buta  por kjo nuk do të thotë se ata nuk zhvilluan simptoma të “Covidit  të zgjatur”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Efektet pozitive të vaksinimit janë më të dukshme tek të rinjtë se sa tek personat mbi 60 vjeç.