Shkencëtarët në Gjermani kanë kryer një studim të detajuar mbi skenarët e ndryshëm të infektimit me Covid -19  me dhe pa maskë.

Ata shprehen se nëse një person i infektuar me koronavirus flet me një të pavaksinuar, as tre metra larg tij nuk mjaftojnë për t’u mbrojtur nga varianti Delta i koronavirusit. Madje  do të mjaftonin vetëm disa minuta për t’u infektuar.

Nuk do ta kishim menduar se në një distancë prej disa metrash do të ishte kaq e lehtë të infektoheshe“, thotë Eberhard Bodenschatz, drejtor në Institutin Max Planck për Dinamikë dhe Vetë-Organizimin në Göttingen në një deklaratë për shtyp.

Situata përkeqësohet me variantin ‘Omicron’ pasi ai përhapet me shpejt se Delta. Por lajmi i mirë nga studiuesit është se mbajtja e maskave siguron një mbrojtje shumë të lartë përballë këtij rreziku. Por nëse ato nuk mbahen ashtu siç duhet, gjasat për t’u infektuar rriten me 4%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, çfarë ndodh nëse maskat përdoren disa herë? Studiuesit nuk shohin asnjë problem në mbajtjen e një maske disa herë gjatë ditës por thonë se duhen mbajtur në kushte të mira higjenike.