Ndryshimet klimaterike po ndryshojnë edhe vendet të cila prej dekadash kanë kultivuar kafe dhe avokado sipas një studimi të ri.

Rajonet kryesore të kafesë në Brazil, Indonezi, Vietnam dhe Kolumbi do të “ulin prodhimin në mënyrë drastike” me rreth 50% deri në vitin 2050.

Zonat e përshtatshme për avokado pritet të rriten, por shumica do të jenë larg vendeve aktuale të prodhimit.
Autorët thonë se duhen bërë përpjekje më të mëdha për të ndihmuar fermerët të përshtaten.
Kafeja është një nga kulturat më të rëndësishme në botë, jo vetëm si pije kryesore, por si një mjet jetese për miliona fermerë të vegjël. Dhe falë preferencave në rritje të konsumatorëve në vendet më të pasura, kërkesa për avokado është rritur ndjeshëm në dekadat e fundit.

Ndërsa kërcënimi ndaj kafesë nga ndryshimet klimatike është dokumentuar mirë vitet e fundit, ka pak informacion se si rritja e temperaturave do të ndikojë në avokado.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë studim, autorët vërenë se si rritja e temperaturave dhe ndryshimi i shkallës së reshjeve do të ndikojnë në të korrat gjatë 30 viteve të ardhshme. Studiuesit gjithashtu, për herë të parë, kanë përfshirë informacione rreth karakteristikave të tokës.

Kafeja është kultura më e ndjeshme ndaj temperaturave të larta. Në ato vende që përbëjnë shumicën e prodhimit botëror përshtatshmëria për rritjen e të korrave do të ulet me rreth gjysmën deri në vitin 2050, një reduktim “drastik”, sipas raportit.

Disa fusha kyçe do të kenë një ndikim më të rëndë. Në skenarin e temperaturës më të ulët, do të kishte një ulje prej 76% në zonat më të përshtatshme të Brazilit për kafe. Në Kolumbi do të tkurej me 63%. Disa rajone në skajet veriore dhe jugore të zonave të rritjes së sotme do të bëhen më të përshtatshme, duke përfshirë Argjentinën, Afrikën e Jugut, Kinën dhe Zelandën e Re ndër të tjera.
Por sipas autorëve, kjo nuk do të thotë se këto rajone të reja mund të zëvendësojnë lehtësisht ato aktuale duke thelluar varfërinë.

“Mesazhi kryesor për ata që janë në rajonet kryesore prodhuese sot është se sistemet bujqësore duhet të përshtaten me kushtet në ndryshim,” tha autori kryesor Roman Grüter, nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Cyrihut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nëse tashmë ka kafe të kultivuar në një zonë të re ku është pothuajse e mundur me disa opsione menaxhimi, mund të bëhet më e lehtë ose mund të jetë e mundur të zgjerohet, por kjo nuk do të thotë se ne do të kemi rajone perfekte të rritjes së kafesë brenda 10 viteve”,shtoi ai.

Ekspertët kanë shpjeguar se duhet një përshtatje lokale dhe alternativa të reja menaxhimi, si përdorimi i bio-stimulantëve dhe produkteve me bazë nanoteknologjinë si bazë për reduktimin e produktit për shkak të kushteve ekstreme të motit. Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore “Plos One”.(BBC,  “Si”)