Një studim i fundit tregon se varianti Omicron i COVID-19 infekton më shumë fytin se sa mushkërinë. Sipas shkencëtarëve kjo është edhe arsyeja pse ky variant përhapet më shumë por është më pak i dëmshëm.

Të dhënat tregojnë se Omicron nuk dëmton mushkërinë sa Delta apo variante të tjera të COVID-19.

“Rezultatet tregojnë se Omicron është ndryshe nga variantet e tjera të COVID-19”, thotë Deenan Pillay, profesor i Universitetit College Londër.

Mutacioni i COVID-19 ka pësuar një përhapje masive në një kohë shumë të shkurtër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, pavarësisht rritjes së numrit të infektimeve në shumë vende të Evropës, numri i pacientëve të shtruar në spitale nuk ka pasur ndryshim domethënës.