Gjenerata Z nuk e njihte botën kur nuk ekzistonte interneti. Ata janë një brez të lidhur pothuajse ekskluzivisht me internetin.

Më shumë se 95% e të rinjve të Gen Z kanë një smartphone, 83% kanë një laptop dhe 78% kanë një tastierë dixhitale lojërash të lidhur në internet. Pothuajse 71% e të rinjve kalojnë 3 deri në 6 orë në internet çdo javë dhe luajnë lojëra online.

Tregues është gjetja e një sondazhi të kryer sëfundmi siç raporton BBC, sipas të cilit më shumë se gjysma e të rinjve të Gjeneratës Z ndihen më të pasigurt kur nuk kanë smartfonin e tyre sesa portofolin.

Platformat më të njohura janë Instagram, Snapchat dhe TikTok – një e katërta e Gen Z shpenzon pesë ose më shumë orë në ditë në TikTok dhe brenda pesë viteve, kjo platformë e veçantë është rritur në popullaritet me 911%!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç rrjeteve sociale, shumica e Gen Z përdorin edhe telefonat inteligjentë për të luajtur video, muzikë dhe podkaste.

Sa i përket kërkimeve në YouTube, ka një rritje relativisht të qëndrueshme gjatë pesë viteve të fundit prej 177%.

Çdo ditë, 44% e tyre shikojnë më shumë se 3 orë Netflix ndërsa vetëm 20% e këtij brezi nuk kanë abonimin e tyre në Netflix. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";