Një mot i keq me stuhi dhe shira ka “pushtuar” Gjermaninë.

Stuhia përmbyti rrugët dhe shkaktoi dëme në pjesë të ndryshme të Gjermanisë, ndërsa pjesa tjetër e vendit po përgatitet për stuhi.

“Shiu shkaktoi përmbytje dhe pemë të shkulura. Disa persona kanë mbetur të bllokuar në makinat e tyre. Shërbimet e urgjencës u thirrën në qindra lokacione”, shkruajnë mediat gjermane.

Ekipet e shpëtimit evakuuan njerëzit nga shtëpitë e përmbytura me varka. Dëmi më i madh ka ndodhur në Untermerzbach, ku rrufeja ndoshta i ka vënë flakën një magazine me 60 deri në 70 automjete.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Trendelburg-Gottsbieren, uji në rrugë ishte deri në dy metra i lartë.

Janë raportuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe janë dëmtuar disa pompa uji, çka nënkupton rrezikun e shembjes së ujësjellësit.