Reshjet e dendura të shiut në veri të Italisë shkaktuan rrëshqitje toke në rajonet e Venetos, Ligurias dhe Toskanas ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për përmbytje të mëdha.

Në disa zona rrugët ishin të mbuluara me ujë dhe urat ishin mbyllur. Situata në rajonin e Venecias mbetet kritike.

Në rajonin e Ligurias, komuna Pieve Ligure praktikisht u nda në gjysmë nga rrëshqitjet e tokës. Trafiku hekurudhor në itinerarin midis Milanos dhe Venecias u devijua duke rezultuar në vonesa të gjata.

Midis qyteteve Vicenza dhe Padova, trafiku hekurudhor u ndërpre plotësisht për rreth 50 kilometra. Autoritetet urdhëruan disa familje të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë evakuime u bënë edhe në bashki të tjera. Rajoni i Alpeve italiane përjetoi reshje të dendura bore duke çuar në mbylljen e rrugëve.