Tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e fenomeneve ekstreme të shkaktuara nga stuhia tropikale “Claudia” që goditi Portugalinë.

Presidenti portugez, Marselo Rebelo de Souza, në një njoftim të shkurtër shprehu “solidaritetin me familjet e viktimave pas kalimit të stuhisë tropikale “claudia”, e cila goditi Albufeiran mëngjesin e sotëm”.

Më herët, Mbrojtja Civile njoftoi në rrjetet sociale se erërat e fuqishme shkaktuan plagosjen e dy personave. Ndërkohë, në një restorant pranë plazhit në zonën e Albufeiras, “rrëzimi i pjesshëm i çatisë shkaktoi plagosjen e 20 personave”, tha gjithashtu Mbrojtja Civile.

Një çift të moshuarish u gjet i pajetë të enjten në banesën e tyre pranë Lisbonës, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura gjatë natës.

Mbrojtja Civile e Portugalisë bëri të ditur se që nga e mërkura ka regjistruar mbi 3.300 incidente në të gjithë territorin, kryesisht përmbytje dhe rrëzime pemësh, si pasojë e stuhisë tropikale “Claudia”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";