Të paktën 28 njerëz kanë vdekur në qytetin e Bufalos, në Nju Jork, ndërsa në 56 ka shkuar numri total i të vdekurve shkaku i temperaturave të ulëta në Amerikën e Veriut.

 

Një zyrtar shtetëror tha se disa njerëz ishin bllokuar në makina për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte “ndoshta” stuhia më e keqe e jetës së tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një stuhi e tillë kaq e madhe nuk është regjistruar asnjëherë më parë. Ajo shtrihet nga Kanadaja deri në Meksikë.

 

Presidenti amerikan, Joe Biden, miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut. “Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”, shkroi ai në Tëitter.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shteti fqinj, Nju Xhersi, dërgoi gjithashtu shërbime emergjente në shtetin e Nju Jorkut për t’i ofruar ndihmë.

 

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, me origjinë nga Bufalo, e përshkroi stuhinë si “stuhia e shekullit”, e cila sipas saj do të hyjë në histori si “stuhia më shkatërruese në Bufalo”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo tha se shumë automjete të urgjencës nuk kishin mundur të arrinin në zonat më të goditura ose kishin ngecur në vetë në borë.

 

Zyrtarët e shtetit të Nju Jorkut thanë se personeli i urgjencës po shkonte nga makina në makinë për të kërkuar të mbijetuarit e stuhisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një familje lokale me fëmijë të vegjël – nga dy deri në gjashtë vjeç – duhej të priste 11 orë përpara se të shpëtohej në orët e para të ditës së Krishtlindjes.

 

“Unë në thelb isha thjesht i pashpresë,” tha babai, Zila Santiago, për CBS Neës. Ai tha se ia doli të ruante qetësinë duke luajtur lojëra me fëmijët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, pronari i një dyqani të vogël familjar në Bufalo, i cili donte të mbetej anonim, tha se grabitësit hynë në dyqanin e tij në ditën e Krishtlindjes.

 

“Ata morën gjithçka”, tha ai, i cili tregoi se thirri policinë, por ata i thanë se “ishin shumë të zënë duke shpëtuar të moshuarit”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Stuhia dimërore e “ciklonit bombardues” – e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra – ka ndërprerë udhëtimet nëpër SHBA.

 

Mbi 15 mijë fluturime janë anuluar gjatë ditëve të fundit, duke ua pamundësuar kështu shumë njerëzve kthimin në shtëpi në kohë për festën e Krishtlindjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha, por energjia elektrike është restauruar në pjesën më të madhe të SHBA-së. Më pak se 200 mijë njerëz mbetën pa rrymë gjatë pasdites të së dielës, në krahasim me 1.7 milion që ishin në terr më parë, raporton AP./rel