Te paktën 30 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë ende në kërkim si pasojë e stuhisë e fuqishme që goditi Filipinet.

 

 

Stuhia “ RAI” ka shkaktuar dëme të pa llogaritshme në juglindje të vendit pasi erërat arritën deri në 190 kilometra në orë. Shtëpitë janë shkatërruar plotësisht, pemët janë rrëzuar në rrugë ndërsa tre milionë njerëz kanë mbetur  pa energji elektrike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Më shumë se 300,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Kjo është stuhia më e fuqishme që ka goditur Filipinet këtë vit, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë punën për të gjetur personat e zhdukur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Filipinet jane një ndër vendet që konsiderohen më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike pasi goditen çdo vit nga rreth njëzet ciklone tropikale dhe uragane.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Uragani më vdekjeprurës që goditi Filipinet ishte ai në vitin 2013, i cili vrau 7300 njerëz.