Suedia vendos detyrimin e Green Pass edhe për udhëtarët nga Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Islanda, të cilët më parë ishin të përjashtuar.

Këtë e raportojnë mediat ndërkombëtare, duke nënvizuar se ministrja suedeze e Çështjeve Sociale, Lena Hallengren, ka inkurajuar të gjithë udhëtarët që t’i nënshtrohen testit të koronavirusit në hyrje.

“Përhapja e infeksionit po rritet ndjeshëm. Varianti i ri i virusit Omicron e bën të vështirë parashikimin e përhapjes së infeksionit në të ardhmen”, tha ajo.

Deri më tani, qeveria suedeze nuk kishte vendosur bllokime ose shtrëngime gjatë pandemisë, duke u fokusuar në përgjegjësinë individuale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nderkohë Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar sot një rekord të ri të infeksioneve Covid me 88,376 raste të reja në 24 orë sipas shifrave zyrtare. Viktimat ishin 146, kundrejt 165 në 24 orët e mëparshme.