Një person i armatosur vrau katër persona dhe plagosi një tjetër, pasi hapi zjarr në një treg në qytetin gjeorgjian Rustavi, 20 kilometra larg kryeqytetit Tbilis, siç njoftoi Ministria e Brendshme.

Në një deklaratë, ministria tha se personi i armatosur ishte arrestuar. Një nga të vrarët ishte xhaxhai i autorit, ndërsa i plagosuri kushëriri i tij.

Të shtënat masive janë relativisht të rralla në Gjeorgji, megjithëse në janar 2023, një ish-ushtar vrau pesë persona dhe plagosi pesë të tjerë duke hapur zjarr nga ballkoni i banesës së tij përpara se të vriste veten./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";