Një sulmues i armatosur ka vrarë tetë persona në një qendër tregtare,, në qytetin Dallas të Teksasit, kanë bërë të ditura autoritetet amerikane.

Qindra persona janë evakuuar nga qendra tregtare në zonën Allen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dëshmitarët kanë thënë se burri ka shtënë me armë zjarri, teksa ka qenë duke ecur.

Policia ka thënë se e ka vrarë sulmuesin, dhe beson se ai ka vepruar i vetëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mesin e viktimave besohet se ka fëmijë.

Të paktën shtatë persona janë duke u trajtuar në spital, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shefi i zjarrfikësve në qytetin Allen, Jonathan Boyd, ka thënë se shtatë persona – përfshirë sulmuesin – kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë në spital.

Një zyrtar policor “i ka dëgjuar të shtënat, i është afruar zhurmës, e ka shënjestruar të dyshuarin, dhe e ka neutralizuar atë “, ka thënë shefi policor për rajonin Allen, Brian Harvey.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se mosha e viktimave është nga pesë deri në 51 vjeç.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, e ka përshkruar sulmin si “tragjedi të papërshkrueshme”, dhe ka thënë se shteti është i gatshëm t’iu ofrojë çfarëdo ndihme autoriteteve lokale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia amerikane i ka kërkuar secilit, që ka pamje të vendit të sulmit, që ta kontaktojë Byronë Federale të Hetimeve (FBI), pasi ata mbledhin të dhëna.

Allen është zonë me 105.000 banorë dhe është 32 kilometra larg qendrës së Dallasit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumica e 21-vjeçarëve në Teksas mund të bartin armë, pa leje, përveç nëse në të kaluarën kanë qenë të dënuar.

Disa kufizime ekzistojnë vetëm për posedim të pushkëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, vetëm këtë vit, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar të paktën 198 sulme me të shtëna masive.

Këto shifrat janë më të lartat, për këtë pjesë të vitit, prej vitit 2016./rel