Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se një sulm me raketa ruse në Kharkiv sot vrau një person dhe plagosi 12 të tjerë.

“Ekipet e shpëtimit po ‘luftojnë’ me kohën për të nxjerrë të bllokuarit në rrënoja”, tha Zelensky.

“Puna e shpëtimit është ende duke vazhduar në Kharkiv pas sulmit rus. Njerëzit janë nën rrënoja. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar ata. Deri më tani mësohet se janë lënduar 12 persona, 1 person fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë. Të gjitha forcat e nevojshme po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit Terrorizmi rus do të ndëshkohet, është i pashmangshëm. Dhe falënderoj të gjithë në botë që po ndihmojnë Ukrainën të afrojë këtë dënim”, shtoi Zelensky.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";