Dy persona kanë mbetur të plagosur pas në sulmi me thikë në Leicester Square, një zonë e Londrës qendrore e njohur për turistët.

Policia britanike ka arrestuar një burrë, si autor të dyshuar të ngjarjes. Ndërsa të lënduara kanë mbetur një vajzë 11-vjeçare dhe një grua 34-vjeçare.

Policia tha se nuk beson se ka të dyshuar të tjerë dhe janë në pritje të informacioneve mbi gjendjen e plagosurave, të cilat u dërguan në spital.