Sulmet ajrore izraelite goditën Rripin e Gazës të mërkurën, 19 nëntor, duke vrarë të paktën 33 palestinezë, përfshirë 20 gra dhe fëmijë.

Këto sulme ndodhën vetëm 48 orë pas miratimit të planit 20-pikësh të presidentit amerikan Donald Trump për enklavën.

Aeroplanët izraelitë bombarduan tendat e strehuara të të zhvendosurve në Khan Younis në jug të Gazës dhe disa shtëpi në Gaza. Më shumë se 70 persona u plagosën. Sulmet kanë vijuar edhe të enjten në mëngjes, 20 nëntor, kryesisht në Khan Younis.

Hamas e quajti këtë një “masakër” dhe tha se bëhet fjalë për një “përshkallëzim të rrezikshëm” nga ana e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Ushtria izraelite tha se bëhej fjalë për kundërsulm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Katar dënoi sulmet e fundit, duke thënë se ato kërcënojnë armëpushimin e brishtë në territorin e shkatërruar nga 2 vite luftë.