Bombardimet ruse në Zaporizhzhia kanë lënë të vrarë tre civilë. Numri i viktimave u bë i ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një postim në Telegram.

 

“Zaporizhzhia. Një tjetër sulm nga terroristët rusë. Deri tani, tre persona janë raportuar të vdekur. Ngushëllimet e mia për familjet,” tha Zelensky.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zelensky theksoi se sulmet ruse do të marrin përgjigje nga forcat ukrainase.

 

“Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar. Të gjitha viktimave do t’u sigurohet ndihma e nevojshme. Dhe ky krim lufte i Rusisë me siguri do të përballet me dënimin e tij. Dhe përgjigja ndaj terroristëve rusë do të jetë në vijën e parë – falë luftëtarëve tanë heroikë,” shtoi ai. 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët, një tjetër person është raportuar i plagosur nga sekretari i bashkisë së qytetit, Anatolii Kurtev.