Jacob Chansley, i njohur ndryshe edhe si “Shtrigani QAnon”, është dënuar me 41 muaj burg për ngjarjet në Kongresin amerikan, në datën 6 janar të këtij viti.

Nga të gjithë pamjet e ngjarjeve në Kapitol, kishte edhe disa pamje që tërhoqën vëmendjen për veçantinë e tyre, si të ardhura nga një kohë dhe një botë tjetër.

Një i ri, i veshur vetëm me një peliçe dhe me dy brirë, paraprinte ato dhjetëra protestues pro Trump që u vërsulën në godinën ikonike të pushtetit amerikan, duke e pushtuar atë me orë të tëra.

Pamjet e tij, triumfues në vendin që zakonisht i përket Nancy Pelosit do të jetë e skalitur gjatë në mendjen e amerikanëve, dhe në faqet e librave të historisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

32-vjeçari është nga të parët “kryengritës” që ka marrë dënimin nga drejtësia amerikane.