Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pas sulmit të trupave ruse mbi centralin më të madh bërthamor të Evropës, në qytetin Zaporizhzhia të Ukrainës.

 

Shefi i NATO-s ka zhvilluar një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku ka dënuar veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës, përfshirë edhe sulmin e fundit në centralin bërthamor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne dënojmë sulmet ndaj civilëve. Gjatë natës kemi parë gjithashtu sulmin ndaj centralit bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj, ku Rusia duhet të tërheqë trupat dhe të angazhohet me mirëbesim në zgjidhjen e situatës në rrugë diplomatike”, ka thënë Stoltenberg.