Të paktën 60 afganë dhe 12 trupa amerikane u vranë ndërsa dhjetëra persona u plagosën, pas dy shpërthimeve të fuqishme që ndodhën jashtë aeroportit ndërkombëtar të Kabulit, në mes të një përpjekjeje kaotike të evakuimit nga Afganistani. (efekte)

 

I ashtuquajturi Shteti Islamik mori përgjegjësinë vetëm pak orë pasi dy sulmues vetëvrasës dhe persona të armatosur qëlluan turmat në portat hyrëse të aeroportit, duke shkaktuar një masakër njerëzore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjenerali amerikan Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore Amerikane, deklaroi se evakuimet nga Afganistani po vazhdojnë, edhe pse ky ishte nga incidentet më vdekjeprurëse për trupat amerikane të gjithë luftës 20-vjeçare.

 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u zotua se ky akt nuk do ta dekurajonte ushtrinë amerikane në përmbushjen e misionit të saj. Ndërkohë NATO dhe qeveritë perëndimore gjithashtu kanë bërë thirrje për vazhdimin e operacioneve ajrore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
EDITORS NOTE: Graphic content / Medical and hospital staff bring an injured man on a stretcher for treatment after two blasts, which killed at least five and wounded a dozen, outside the airport in Kabul on August 26, 2021. (Photo by Wakil KOHSAR / AFP)