Mediat britanike shkruajnë se Kryeministiri, Rishi Sunak po bën një plan të fshehtë me liderët e Bashkimit Europian për të prishur rregullat në mënyrë që të finalizojë idenë e tij për të dërguar në Ruanda emigrantët e paligjshëm.

 

Sunak kërkon të bashkojë forcat me Giorgia Meloni e Italisë dhe udhëheqësit e Austrisë dhe Spanjës për të rishkruar statutin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata shpresojnë që lëvizja e tyre t’iu japë hapësirë ligjore për të dërguar refugjatët në vendet e treta.

 

Lajmi bëhet i ditur nga britanikja ‘The Sun’, vetëm pak ditë pas deklaratës së numrit 1 të qeverisë britanike i cili tha se nuk do të lejonte një gjykatë ndërkombëtare të bllokonte planin e tij dhe se do të bënte çështë e nevojshme për ta bërë të mudnur një gjë të tillë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Sunak u akuzua edhe nga ish sekretarja e punëve të Brendshme, Sulla Braverman e shkarkuar së fundmi, se ka bërë devijime nga plani fillestar sa i takon çështjes së emigrantëve.

 

Propozimi i qeverisë britanike është hedhur poshtë nga apeli, gjykata e lartë në Londër si dhe nga Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çështja e emigrantëve të paligjshëm është një problemet kryesore me të cilat po përballen qeveritë europiane në vitet e fundit.