Shërbimi izraelit Mossad, ka hakeruar telefona personalë të qytetarëve në mënyrë jozyrtare. Lajmi bëhet i ditur nga media në Izrael, që citojnë punonjës të prodhuesit të softuerit Pegasus, NSO, që konsiderohet si mjeti më efektiv në këtë drejtim. Veprimet e Mossad janë kryer në kohën kur agjencinë e drejtonte Yossi Cohen, ndonëse punonjësit nuk kanë njohje për arsyet e hakerimit.

“Zyrtarët e Mossad e kanë vizituar në mënyrë frekuente shtabin e kompanisë në Herzliya, disa herë për të mësuar për softin dhe disa herë së bashku me zyrtarë nga vende të huaja si pjesë e një përpjekjeje për të shitur softin.  Nën Cohen, Mossad dhe NSO kishin lidhje të ngushta dhe agjencia hapi dyert për kompaninë dhe marketoi kapacitetet e saj në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme”, shkruan “Haaretz”.

Gazeta shkruan se ka paqartësi rreth faktit se pse Mossad ka kërkuar Pegasus për të hakeruar, përderisa dihet se shërbimi ka mjetet e veta për këto qëllime.

“Një mundësi është se Mossad ka patur probleme në hakerimin e një telefoni të veçantë me mjetet që ka në dispozicion. Një tjetër mundësi është se është angazhuar në mbledhje jozyrtare informacioni”, raporton më tej gazeta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas “Haaretz” ishte arsyeja e këtij qëndrimi të Izraelit në promovimin e spiunazhit kompjuterik një ndër arsyet që shtynë SHBA të vendosë në listë të zezë kompaninë të cilën e konsideron si minuese të interesave kombëtare të saj.  Megjithatë shtohet se drejtori aktual i Mossad, David Barnea e ka distancuar shërbimin nga NSO.

Një muaj më parë, një tjetër gazetë izraelite, “Calcalist” publikoi raportime sipas të cilave “Pegasus” ishte përdorur edhe nga policia në Izrael për të hakeruar telefonat e izraelitëve që ishin ose kriminelë të provuar ose nën hetim.