Tajfuni Shanshan ka goditur Japoninë, çka ka bërë që rreth katër milionë njerëz të evakuuohen.
Sipas mediave të huaja Shanshan është tajfuni më i madh që ka goditur Japoninë në dekada. Gjithashtu bëhet me dije se mijëra fluturime janë anuluar dhe gjithashtu shërbimet e trenave u pezulluan.
Autoritetet japoneze paralajmëruan një situatë alarmante në disa qytete në prefekturën Oita të Kyushu dhe u bënë thirrje 57,000 njerëzve që të përgatiten dhe të tregohen të kujdesshëm.
Në fakt, autoritetet lëshuan një paralajmërim të nivelit 4, i dyti më i madhi, për të gjithë rajonin Kyushu, duke prekur një total prej 3.7 milionë banorësh.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";