Një vit më parë, Gjeneva nuk ishte në qendër të vëmendjes diplomatike. Kjo sepse administrata Trump ndiqte politikën “Amerika e Para”, e cila injoronte ndërkombëtarizimin që përfaqëson qyteti zvicerian, gjë që solli si rezultat edhe një qasje të ashpër ndaj institucioneve kryesore të saj si Organizata Botërore e Shëndetësisë, Këshilli për të Drejtat e Njeriut dhe Organizata Botërore e Tregtisë. Por tani që Shtetet e Bashkuara udhëhiqen nga një administratë e re, kjo qasje i përket të kaluarës.

 

Qyteti buzë liqenit, i njohur si udhëkryq i Luftës së Ftohtë dhe qendër e lirisë zviceriane, i paanshëm dhe humanitar, do të kthehet në qendër të vëmendjes botërore pasi aty takohen të mërkuren Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kjo shënon herën e tretë që në Gjenevë mbahen bisedime mes udhëheqësve amerikanë dhe rusë. I pari ishte një takim multilateral ku bënte pjesë Presidenti amerikan Dwight Eisenhower dhe udhëheqësi sovjetik Nikita Khrushchev më 1955.

 

I dyti erdhi pas 30 vitesh kur Presidenti Ronald Reagan takoi Mikhail Gorbaçovin një takim i rëndësishëm që disa e shohin si fillimin e fundit të Bashkimit Sovietik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në të dyja rastet palët përparuan drejt zbutjes së tensioneve. Ka shpresa për përmirësim të mëtejshëm në çështjet që aktualisht ndajnë dy vendet si Ukraina, të drejtat e njeriut dhe sulmet kibernetike.

 

Presidenti Putin e la cilësuar fundin e Bashkimit Sovietik si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit 20” dhe është përpjekur të rindërtojë ndikimin dhe prestigjin global të epokës sovjetike të Rusisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ai shpesh kritikon trashëgiminë e zotit Gorbaçov, duke thënë se SHBA dhe Bashkimi Sovjetik ishin zotuar për moszgjerim të NATO-s drejt lindjes pas ribashkimit të Gjermanisë, premtim që siç thotë ai u thye më vonë. Sot Gjeneva nuk është qendra e spiunazhit të Luftës së Ftohtë dhe intrigave si dikur.

 

Ndërsa Zvicra në shumë mënyra ka pastruar reputacionin e saj si një vend ku të pasurit dhe të fuqishmit dërgojnë fonde për të shmangur taksat, ekspertët thonë se shumë autokratë ende tërhiqen nga pavarësia dhe qëndrueshmëria e bankave zviceriane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sidoqoftë, qyteti ka ndërtuar një reputacion për diplomaci, humanizëm dhe multilaterizëm.

 

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar është themeluar atje më 1863 për të ndihmuar viktimat e konflikteve. Presidenti amerikan Woodrow Wilson ndihmoi ngritjen e Lidhjes së Kombeve, paraardhësit të Kombeve të Bashkuara prej nga ishte shmangur Kongresi, për të nxitur dialogun. Konventat e Gjenevës përcaktojnë rregullat për sjelljen humanitare në një luftë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kohët e fundit, Gjeneva ishte vendndodhja e selive evropiane të Kombeve të Bashkuara, zyrën e saj për të drejtar e njeriut dhe shumë organe të lidhura me OKB-në, institucione shumëpalëshe dhe grupe humanitare dhe avokimi, shpesh me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

 

Situata ndryshoi gjatë presidencës së Donald Trumpit. Ai largoi Shtetet e Bashkuara nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Ai gjithashtu kritikoi Organizatën Botërore të Tregtisë dhe i hoqi asaj të drejtën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Pak më shumë se një vit më parë, zoti Trump ndaloi financimin amerikan për OBSH-në dhe kërcënoi me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara për shkak të pretendimeve për gabime të agjencisë shëndetësore në fillim të krizës së COVID-19 në Kinë. Presidenti Biden vazhdoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe riktheu financimin për organizatën.

 

“Administrata Biden nuk është aq e njëanshme sa administrata Trump dhe kjo është një gjë shumë e mirë për organizatat e Gjenevës dhe qeverisjen botërore”, tha Nicolas Levrat, Drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Universitetin e Gjenevës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Thomas Greminger, ish sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, thotë se zgjedhja e Gjenevës për samitin është shumë simbolike dhe shpreson se kjo sinjalizon rëndësinë e rolit amerikan në multilaterizëm.

 

“Hapësirave të sigurta po u kthehet rëndësia, pra vendet ku njerëzit që nuk pajtohen mund të takohen, diskutojnë dhe përpiqen të krijojnë ura”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Takimi i së mërkurës mes Presidenti Biden dhe Presidentit Putin është i pari që kur zoti Biden mori detyrën në janar.