Kreu i organizatës ushtarake të Hezbollahut të Libanit, Hassan Nasrallah  u takua me kreun e Xhihadit Islamik Palestinez Xhihad al-Nakala dhe nënkryetarin e Hamasit Saleh al-Aruri, sipas mediave libaneze.

 

Televizioni Al-Manar në pronësi të Hezbollahut raportoi se Hassan Nasrallah dhe dy liderët e tjerë vlerësuan hapat e radhës të asaj që i referohen si rezistencë. Ata diskutuan strategjinë që do ndjekin për të udhëhequr Gazën drejt fitores.

Xhihadi Islamik Palestinez është organizata e dytë më e madhe militante në Gaza pas Hamasit. Nga ana tjetër, sulmet e zjarrit në kufirin Izrael-Liban po përshkallëzohen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhuna  u përshkallëzua më tej në kufirin Izrael- Liban të martën, duke bërë që shumë libanezë të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi ushtria izraelite duket se kishte vendosur të zgjeronte bombardimet e saj me artileri.